Ad imageAd image

Arrestohet Qerrushi me Shotgan

1 min lexim

Policia e Krujës ka bërë të munduar arrestimin e Bujar Qerrushi 34 vjeç, banues në Tiranë.

Siç bëhet me dije në njoftimin e policisë, arrestimi i 34-vjeçarit është bërë pasi atij i janë gjetur armë gjahu, fishekë dhe dorezë përforcuese grushti.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për vëllain e tij,  shtetasin A.Q. 31 vjeç, banues në Tiranë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Shtetasit e mësipërm, në fshatin Larushk, Krujë në bashkëpunim me njëri – tjetrin, për motive të dobëta kanë kanosur më armë gjahu shtetasin A.Xh.57 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të proceduar penalisht janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale materiale:

• armë gjahu tip Shotgan;

• 20 fishekë çifte;

• thikë ;

• dorezë përforcuese grushti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kansoja” në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta “parashikuar në nenet 84, 25 dhe 279 të Kodit Penal.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull