Ad imageAd image

Atentati ndaj Ndojës/ Redjan Rraja kërkon lirimin nga burgu

1 min lexim

I arrestuari i vetëm për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Redjan Rraja ka apeluar masën e sigurisë “Arrest me burg”. Avokati i Redjan Rrajës ka kërkuar lirimin nga burgu.

I afërmi i deputetit socialist Rrahman Raja, është i arrestuari i vetëm deri tani për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit, që u krye të premten e kaluar në Shkozet të Durrësit.

34-vjeçari u arrestua teksa ishte duke u larguar nga Shqipëria, përmes pikës së kalimit kufitar të Muriqanit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Deri në momentet që flasim, Rraja nuk ka pranuar që të ketë lidhje me ngjarjen, pavarësisht se policia pretendon se ka prova shkencore që vërtetojnë implikimin e tij.

Mbetet e paqartë lidhja e Rrajës me personat që gjendeshin në makinën e Ndojës. Nuk dihet as nëse ai ka pasur konflikte të mëparshme me ndonjërin prej tyre.

Me lajmin e vdekjes së Andi Malokut, pritet të ndryshojë edhe akuza për të arrestuarin e vetëm si autorë të dyshuar të atentatit.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull