Ad imageAd image

Atentati ndaj vëllezërve në Tepelenë, gjendet makina që kanë përdorur autorët

1 min lexim

Gjendet makina që është përdorur në atentatin e djeshëm në Tepelenë, ku u vra një nga vëllezërit Bresho, dhe tjetri mbeti i plagosur rëndë.

Burime bëjnë me dije se makina që është përdorur në krim, është gjetur në afërsi të fshatit Bënç, ku autori ka tentuar që ta hedhë në lumë.

Fshati Bënç ndodhet shumë pranë qytetit të Tepelenës, ku ndodhi edhe krimi.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kujtojmë se Arturo Bresho ka ndërruar jetë ndërsa Artan Bresho, ndodhet në Spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull