Ad imageAd image

Athinë, digjet autobusi i një kompanie shqiptare

1 min lexim

Mëngjesin e sotëm një autobus i një kompanie shqiptare në Greqi, i cili shërbente për transportin e udhëtare në linjën Tiranë-Athinë  është përfshirë nga flakët.

Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur në Athinë në sheshin Karaiskaki. Në çastin kur u përfshi nga flakët autobusi ka qenë i parkuar  përpara zyrave të kompanisë.

Zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje dhe arritën të shuanin flakët. Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar nga flakët. Sipas hetimeve të para mendohet se zjarri është vendosur qëllimisht. I pyetur nga policia pronari i agjencisë shqiptare u shpreh se më përpara nuk ka pasur kërcënime si dhe që nuk ka dijeni për shkaqet e zjarrit.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull