Ad imageAd image

Autobusi përplas makinën, vdes gruaja, bashkëshorti në gjendje të rëndë

1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm ne Gjirokastër ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Mësohet se autobusi ka përplasur një makinë ku udhëtonte nje çift, e si pasojë ka humbur jetën gruaja ndërsa bashkëshorti është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Nuk dihen ende identitetet e personave që ndodheshin brenda në makinë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Sakaq, bëhet me dije se autobusi me targa të Elbasanit ishte duke shkuar në drejtim të Sarandës.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull