Ad imageAd image

Avari në nënstacion, Korça feston Krishtlindjen në errësirë

1 min lexim

Për shkak të një avarie të rëndë në transformatorin e nënstacionin Korçë kanë mbetur pa energji pjesërisht zona e Bilishtit, Vranishti, Gjanci, Rehova dhe pjesërisht periferia Korçë.

 

Grupet e punës të OSSHE janë ende në terren dhe po punojnë për eliminimin e defektit dhe rikthimin e energjisë sa më shpejt tek abonentët.

Theksojmë se qyteti i Korçës dhe zonat turistike të Dardhës dhe Voskopojës furnizohen normalisht me energji.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull