Ad imageAd image

Avioni detyrohet të bëjë ulje emergjente, pasagjerët të tmerruar

1 min lexim

143 pasagjerë të një avioni të nisur nga aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas, për në Milano janë përfshirë nga paniku. Avioni ‘Boeing 737’ i kompanisë ‘Blue Panorama’, bëri ulje emergjence për shkak të një dëmtimi të konstatuar rreth orës 18:30 të së martës.

Për shkak të avarisë së krijuar, avioni u detyrua të bëjë ulje emergjence në aeroportin e Raffaello Sanzio në Falconara, Itali.

Piloti i avionit për të shmangur çdo incident të mundshëm, mendoi të ulej para kohe.

- reklamë -
Ad imageAd image

Fatmirësisht nga kjo situatë nuk pati asnjë të lënduar, përveç panikut të krijuar në bord.

Avioni u nis sërish, por pa udhëtarët, të cilët qëndruan të gjithë në Ancona.

Ndani këtë artikull