Ad imageAd image

Banka Botërore, 50 mln dollarë për ndërtimin e rrugëve rajonale e lokale

1 min lexim

Banka Botërore i ka akorduar Shqipërisë një fond prej 50 mln dollarësh për ndërhyrjet në rrugët rajonale e lokale. Programi për vitin e parë parashikon rehabilitimin e rrugëve Fier-Seman, Pogradec-Tushemisht dhe Qafë Thore-Theth. 

Rrugët lokale në Shqipëri, të cilat kanë impakt në turizëm, do të rehabilitohen falë fondit të Bankës Botërore.

Sipas Bankës Botërore, kushtet aktuale të rreth gjysmës së rrjetit rrugor rajonal e lokal nuk e mbështesin mjaftueshëm aksesin në shërbimet publike bazë apo në aktivitete ekonomike.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kjo gjendje pengon zhvillimin e industrisë së turizmit si dhe të sektorit bujqësor.

Rehabilitimi i rrugëve do të përfshijë edhe ndërhyrjet që do të shmangin problemet si pasojë e kushteve klimatike që lidhen me përmbytje apo rrëshqitje dheu.

Projekti i Bankës Botërore synon nxitjen e punësimit të grave në sektorin e rrugëve në Shqipëri.

Në total fondi i vënë në dispozicion do të rehabilitojë rreth 55 km rrugë rajonale dhe lokale, duke përmirësuar lidhjen dhe sigurinë rrugore në zona ku jetojnë afro 80,000 banorë.

Ndani këtë artikull