Ad imageAd image

Banorët e Kuçovës: IKMT pyeti vetëm Salillarin, duam drejtësi, Sineci zonë e mbrojtur

1 min lexim

 

Inspektoriati i IKMT pasditen e së hënës në bashkinë e Kuçovës për t’u njohur me akuzat e banorëve të fshatit Lumas lidhur me investimin e ujësjellësit të burimit të Sinecit.

Pas kontrollit në bashkinë e Kuçovës, inspektorët e IKMT janë ndalur në zonën e vendburimit të Sinecit-që sipas banorëve dhe Agjencisë së Zonave të Mbrojtura Elbasan është “zonë e mbrojtur” dhe nuk duhet prekur.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Gjatë inspektimit, IKMT ka pasur përplasje me banorët e zonës,të cilët janë irrituar duke ju bllokuar rrugën inxhinierit të urbanistikës së bashkisë së Kuçovës si dhe përfaqësueve të IKMT-së Tiranë,të cilët ishin të shoqëruar për inspektim me inxhinierët e kompanisë Salillari.

 

Banorët e Lumasit kanë deklaruar se ata u irrituan sepse IKMT nuk kishte arsye të merrte me vete për inspektim inxhinierë të firmës Salillari.

Avokati i çështjes Arben Llangozi,tha se grupi i inspektimit pyeti vetëm inxhinierët e Bashkisë dhe inxhinierët e firmës Salillari. A

i e ka cilësuar “skandal” pjesëmarrjen në inspektimin e IKMT-së Tiranë të inxhinierëve të Salillarit,duke deklaruar se nuk do të ndalen proçeset gjyqësore derisa banorët e Lumasit të fitojnë të drejtën e tyre sipas ligjit.

Ndani këtë artikull