Ad imageAd image

Basha: 5 javë pas pandemisë qeveria pa plan, numri i testimeve akoma është i ulët

1 min lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli në një lidhje direkte në Open në Top Channel ku përsëri hodhi akuza ndaj qeverisë për numrin e testimeve.

“Karantinimi është një sakrificë e qytetaëve. Numri i testimeve është i ulët. Qeveria kërkon të fshehë numrin e të infektuarve pasi qeveria është pa plan. Qeveria nuk ka një plan. Jemi 5 javë pasi ka filluar virusi dhe kemi vënë re se me një rritje të testimeve u rrit edhe numri i të infektuarve.

 

Pas 5 javëve qeveria nuk ka plan, duke bërë shumë pak testimeve. Jemi vendi me numrin më të ulët të testimeve në rajon. Kjo tregon që qeveria nuk ka as një strategji as për hapjen”- tha Basha.

- reklamë -
Ad imageAd image
 
Ndani këtë artikull