Ad imageAd image

Basha viziton Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’, ja kush e shoqëronte…

1 min lexim

Kreu I Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë.

Ai është pritur nga kryepeshkopi Anastas Janullatos dhe I ka uruar të gjithë besimtarët për Pashkë sa më të mbara.

“Kam kënaqësinë e madhe nga Katedralia “Ngjallja e Krishtit” t’ju uroj të gjithë besimtarëve ortodoksë në këtë ditë të shenjtë; për shumë vjet Gëzuar Pashkët. E ardhmja lind përmes sakrificës, e mira vjen përmes dhimbjes ndaj ju uroj të gjithë shqiptarëve dhe besimtarëve të Zotit që kjo ditë të shënojë ringritjen drejt të mirës, bashkimin për fitoren, e së drejtës mbi të keqen, e dritës mbi errësirën. Për shumë vjet gëzuar”, ka thënë kryedemokrati.

- reklamë -
Ad imageAd image

Por në këtë ditë feste, ai është shoqëruar nga e shoqja Aurela. Ajo e veshur me një fustan të zi, si gjithmonë e buzëqeshur,i ka dhënë një pamje më harmonike çiftit Basha.

 

Basha uron Pashkët, shfaqet si rrallë herë më TË SHOQEN (FOTO)

30261215_10212537017122450_7244516982513467392_o_copy.jpg

30442540_10212537016722440_1826846403570171904_o_copy.jpg

 

 

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull