Ad imageAd image

Bashkia e Tiranës miraton vendimin: Të hiqen depozitat e ujit nga tarracat e pallateve

1 min lexim

Për shkak të konstruksionit mbajtës të tarracave, që lidhet drejtpërdrejt me sigurinë e jetës dhe shëndetit të banorëve që jetojnë në këto objekte, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi heqjen e të gjithë depozitave të ujit nga tarracat. Bashkia e Tiranës do të udhëzojë që depozitat e përbashkëta të ujit të vendosën në ambientet e bashkëpronësisë në katet e para, duke i hequr nga tarracat.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se Tirana duhet të mësojë nga ajo që ka ndodhur pas tërmetit.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull