Ad imageAd image

Beteja për Teatrin – Anëtarët e Këshillit Bashkiak: Truallin publik mund ta tjetërsojmë vetëm ne

1 min lexim

Beteja e opozitës për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar do të zhvendoset në sallën e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Një ditë para mbledhjes, këshilltarët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim deklaruan se ligji i miratuar nga qeveria shkel të drejtat e tyre kushtetuese, duke qenë se autoritetin për tjetërsimin apo përdorimin e truallit publik e kanë vetëm anëtarët e këshillit bashkiak.

Çollaku iu ka bërë thirrje edhe kolegëve socialistë, që të bashkohen në kauzën e tyre duke i kërkuar qeverisë dhe parlamentit të tërhiqen nga ky dhunim i të drejtave të tyre kushtetuese.

Tashmë ligji që i hap rrugën prishjes së Teatrit Kombëtar është miratuar nga Parlamenti. Ai u rikthye për rishqyrtim nga presidenti Ilir Meta, por dekreti i kreut të shtetit u pranua pjesërisht duke parashikuar hapjen e garës për kompanitë e interesuara për ndërtimin e godinës së re.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull