Ad imageAd image

Bie teatri në Shkodër, gjykata zhvlerëson policinë

2 min lexim

Gjykata e Shkodrës ka zhvlerësuar sot arrestimet e katër personave që u bënë dy ditë më parë në këtë qytet. Me vendimin e saj, gjykata, konfirmoi shfaqen e Policisë në Shkodër vetëm për të hequr vëmendjen nga vrasja e biznesmenit.

Ilir Bajri, Erogen Brajoviç (Vaso) dhe Emrah Plaku janë lënë në arrest me burg deri në mbërritjen e ekspertimit të Prokurorisë për armët e sekuestruara. Ndërsa për Astmer Bilalin jepet masë “arrest shtëpie”. Akuza ndaj është ajo e armëmbajtjes pa leje dhe grup të strukturuar kriminal. Sipas vendimit të Gjykatës së Shkodrës, për masën e sigurisë, katër të arrestuarit akuzohen vetëm për disa fishekë.

Mesa duket dy akuzat e ngritura nga prokurorja Esmeralda Ndoci nuk kanë bindur gjyqtaren Irida Kaceri e cila ka lënë në burg tre nga katër të arrestuarit vetëm për akuzën e armëmbajtjeve pa leje.

- reklamë -
Ad imageAd image

Mësohet se në pretendimet e Policisë, nuk thuhet kujt i përkasin armët e sekuestruara.

Pritet ekspertiza nga prokuroria për të parë gjurmët e plumbave te gjetur gjate kontrollit te banesave. Gjatë të njëjtit operacion u sekuestruan edhe katër automjete të blindura të cilat përdoreshin nga familjet Lici dhe Bajri.

Masat e sigurisë

Astmer Bilali, arrrest shtëpie

Ilir Bajri, 30 dië burg

Erogen Brajoviç (Vaso), 30 dië burg

Emrah Plaku, 30 dië burg

Ndani këtë artikull