Ad imageAd image

Bie transparenca e qeverisë – Studimi, Shqipëria e 4-ta në rajon

2 min lexim

Transparenca e qeverisë shqiptare është përkeqësuar këtë vit në krahasim me atë të kaluarin, jo vetëm me veten por edhe me fqinjët e tjerë rajonal. Në këtë përfundim arrin indeksi i transparencës për 2018-ën nga Instituti Metamorphosis.

Kështu, vendi ynë renditet i katërti ndër 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Bosnje Hercegovina ka zbritur në vendin e 50-të, ndërkohë që Kosova ka zbritur në vendin e fundit. Shqipëria ka një indeks transparence në 54.92%, nga 57.95% të një viti më parë, thotë studimi në fjalë.  Kjo do të thotë se, transparenca e qeverisë shqiptare është përkeqësuar në krahasim me vitin e kaluar. Përkeqësimi bindshëm më i vogël se të tjerët ka bërë që në këtë drejtim vendi ynë të fitoj një pozicion në rajon, duke zbritur në vendin e katërt nga vend i 5-të.

Kjo është hera e dytë që publikohet një studim i tillë. Të gjitha vendet e tjera të rajonit, me përjashtim të Maqedonisë regjistrojnë përkeqësim të transparencës. Maqedonia mban gjithashtu vendin e parë në rajon sa i përket transparencës së qeverisë duke i rrëmbyer Malit të Zi këtë vend. Mali i Zi ka humbur ndjeshëm në pikëzim në krahasim me studimin e vitit të kaluar.

- reklamë -
Ad imageAd image

Të dhënat janë mbledhur gjatë periudhës Dhjetor 2018-Shkurt 2018.

transparenca-e1530776750719.png

Ndani këtë artikull