Ad imageAd image

Bien të ardhurat nga tatim-fitimi i kompanive dhe taksat kombëtare

1 min lexim

Ndërsa të ardhurat buxhetore në muajin shkurt rezultuar në rritje rreth 35 milionë dollarë krahasuar me një vit më parë, nga treguesit fiskalë të sapopublikuar nga Ministria e Financave bien në sy dy mosrealizime të rëndësishme: rënia e tatim-fitimit të kompanive dhe e taksave kombëtare.

Sipas treguesve zyrtarë, të ardhurat nga “Tatimi mbi Fitimin” janë realizuar në vlerën 3.5 miliard lekë,  rreth 7.5% ose më pak se periudha janar shkurt e vitit të kaluar. Zëri “Taksat Kombëtare” është realizuar në vlerën 6.1 miliard lekë, rreth 2.5% më pak se 2-mujori i vitit 2017.

Për t’u theksuar është se të dy këto zëra ishin në rritje të dukshme në shkurt 2017, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Zëri që ka performuar më mirë në dy muajt e parë të këtij viti është “Renta Minerare” në eksport, i cili është realizuar në vlerën 503 milion lekë, me një rritje 14.8% ose 65 milion lekë më shumë krahasuar me 2-mujorin e vitit 2017.

Ndani këtë artikull