Ad imageAd image

Bilanci tragjik i virusit:97 viktima, 90 të shtruar, 5 të intubuar

1 min lexim

 

ISHP konfirmon se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 96 raste të reja me koronavirus nga 451 testime të kryera.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 51 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Pogradec, nga 3 raste në Krujë, Kukës, nga 2 raste në Fier, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Dibër, dhe nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Devoll, Has, Lushnje, Mat, Përmet, Sarandë, Prrenjas, Bulqizë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërkohë raportohet se kanë ndërruar jetë dy persona. Bëhet fjalë për një pacient nga Tirana dhe një tjetër nga Elbasani.

Kështu numri i viktimave në Shqipëri ka shkuar në 97 që prej fillimit të pandemisë.

 

Aktualisht janë të shtruar 90 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë-672

Durrës-219

Shkodër-190

Vlorë-97

Lezhë-77

Kukës-51

Korçë-46

Berat-40

Elbasan-39

Fier-36

Gjirokastër-22

Dibër-19

Ndani këtë artikull