Ad imageAd image

Biznesmeni i dhunuar në Tiranë, anëtar i Dhomës Amerikane

2 min lexim

Biznesmeni Andrea Zoga është dhunuar mbrëmjen e djeshme nga disa persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së tij, në zonën e Komunës së Parisit, ku katër persona i kanë zënë pritë me një makinë tip ‘Golf’.

Zoga rezulton se ka nën administrim ‘fast food’-in e njohur në kryeqytet me emrin ‘Big Bite’. Ky aktivitet është themeluar që në vitin 2006-të dhe është i shpërndarë në disa pika të Tiranës. Ai është gjithashtu anëtar i Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Gjatë komunikimit me gazetarët, Andrea Zoga hodhi dyshime se sulmi lidhet me një konflikt që ka vëllai i tij, por me të cilin nuk ka kontakte prej kohësh.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Unë nuk kam asnjë konflikt personal. Përpara disa kohësh më erdhën në biznesin tim disa persona dhe më kërkuan që të flisnin për këtë çështje. Unë i thashë se nuk kam kontakte me vëllain dhe i kërkova të më linin të qetë. I kam denoncuar në polici dhe prokurori. Herën e parë më kërcënuan me jetën e familjes”, deklaroi Zoga.

I dhunuari tregon se kamerat e sigurisë të një banke të nivelit të dytë kanë filmuar të gjithë ngjarjen dhe kërkoi nga autoritetet që të arrestojnë sa më shpejtë autorët, pasi nuk i ka mbetur zgjidhje tjetër veçse të largohet nga Shqipëria.

Ndani këtë artikull