Ad imageAd image

Bllokimi i 2 tonëve me pije energjike false në Korçë, pezullohen 2 inspektorët e AKU-së

1 min lexim

Janë pezulluar nga detyra dy inspektorët e AKU-së, Klement Kodra e Daut Pepa.

Pezullimi i tyre vjen pas bllokimit sot të rreth 2 tonë pijeve energjike e freskuese në Korçë nga AKU-ka pasi pijet rezultuan false dhe magazinoheshin jashtë kushteve higjieno-sanitare.

Një javë më parë, inspektorët në fjalë kishin qenë te subjektet që u bllokuan sot.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kodra e Pepa raportuan për dokumentacion të plotë dhe për plotësim kushtesh nga ana e subjekteve në fjalë.

AKU ka konstatuar shkelje të rënda nga dy inskektorët duke marrë masën e pezullimit ndaj tyre.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull