Ad imageAd image

Boshatiset Urgjenca e Bergamos, hera e parë pas një muaji e gjysmë

2 min lexim

Duket e pabesueshme, por Italia vendi më i goditur në Europë nga koronavirusi duket se po ja del të fitojë.

Sipas mediave italiane, spitali i Papa Giovanni XXIII në Bergamo për herë të parë pas një muaji janë bosh, korridoret janë të lira, ndërsa salla e pritjes është totalisht e qetë.

 

Pas më shumë se dy muajsh nuk shihen më barela apo bombula oksigjeni dhe nuk turma me pacientë që rrinë më padurim duke pritur të shtrohen në spital.

- reklamë -
Ad imageAd image
 

“Rikthehemi të marrim frymë. Drita po bëhet gjithmonë e më e fortë. Pas një periudhe zjarri po kthehemi në një situatë thuajse normale”, thonë nga stafi i spitalit.

 

Lajmi për zbrazjen e spitalit të Bergamos vjen pas videos emocionuese të mjekëve  në Milano të cilët treguan se një repart për Covid-19 u mbyll sepse numri i pacientëve që e kishin të nevojshëm shtrimin në spital u ul ndjeshëm.

Pavarësisht se kanë humbur jetën mbi 23 mijë persona, duket sikur gjendja po shkon drejt përmirësimit.

Kujtojmë që Italia është vendi i dytë në botë më i prekur nga virusi, pas SHBA-ve, ku deri më tani numëron  23,660 persona të vdekur  dhe 178,972 të tjerë të infektuar nga  virusi.

Ndani këtë artikull