Ad imageAd image

“Brexit”: Brukseli drejt publikimit të planit që do zbatohet nëse Britania del pa marrëveshje nga BE

2 Min Read

Komisioni Europian do të publikojë planin e saj që synon zbutjen e efekteve që mund të sjellë dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje. Propozimet janë hartuar me synim kufizimin e pasojave negative në disa fusha të rëndësishme si financat e transporti.

Sikurse ka paralajmëruar kryeministrja Theresa May, të dy palët janë duke u përgatitur për skenarin më të keq. Britania ka ndarë 2 miliardë stërlina për departamentet qeveritare.

Çfarë përmban plani i BE-së

- reklamë -
Ad imageAd image

Plani i Komisioni Europian pritet të përmbajë 14 propozime që synojnë të garantojnë vazhdimësinë. Masat adresojnë 8 sektorë e trajtojnë çështje si transporti rrugor e doganat, si dhe mënyrën sesi do të veprohet me fluturimet ajrore mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE. Këto fusha gjithashtu përfshijnë mbrojtjen e të dhënave, shëndetin e kafshëve dhe bimët, politikën e klimës, produktet kryesore financiare dhe të drejtat e qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar që jetojnë në Bashkimin Europian.

Me apo pa marrëveshje – si po përgatiten vendet e BE-së?

Brukseli thotë se rregullimet do të jenë të kufizuara rreptësisht në kohë e do të zgjasin vetëm pak muaj për t’u mbyllur më pas pa ndonjë konsultim me Mbretërinë e Bashkuar. Po ashtu, këto rregulla nuk janë në favor të Mbretërisë së Bashkuar dhe synojnë të mbrojnë vendet anëtare të BE-së nga pasojat katastrofike që mund të ketë nëse BREXIT realizohet pa një marrëveshje.

Çfarë është duke bërë Britania e Madhe?

Nga ana tjetër edhe Britania po merr masat e saj për një skenar që parashikon daljen nga unioni pa një marrëveshje. Qeveria ka dërguar letra për 140,000 kompani duke u bërë thirrje që të marrin masa paraprake ndërsa 3,500 trupa do të vihen në gatishmëri për të ruajtur shërbimet bazë. Britania e Madhe do të largohet nga BE më 29 mars.

Share This Article