Ad imageAd image

Britania e Madhe përshëndet dënimin e Emiljano Shullazit

1 min lexim

Ambasada britanike në Tiranë ka përshëndetur dënimin e Emiljano Shullazit nga gjykata me 14 vite burg.

Në një deklaratë të shkurtër, Ambasadori i Madhërisë së Saj, Duncan Norman, është shprehur se krimi i organizuar gërryen ekonominë.
Sipas Norman, krimi nuk duhet të ketë vend për veprimtarinë e tij.

Deklarata e Ambasadës Britanike:

- reklamë -
Ad imageAd image

Ambasadori i Madhërisë së Saj, Duncan Norman, ka mirëpritur vendimin e gjykatës shqiptare për dënimin e Emiljano Shullazit me 14 vjet burg dhe dënimet e gjata për bashkëpunëtorët e tij.

Krimi i rëndë e i organizuar gërryen në mënyrë të vazhdueshme ekonominë, shkatërron jetë dhe dëmton komunitetin.

Krimi i organizuar nuk duhet të ketë vend për të ushtruar veprimtarinë e tij.

Ndani këtë artikull