Ad imageAd image

Busti i Skënderbeut edhe në Rumani

1 min lexim

Busti i heroit tonë kombëtar, Skënderbeut do të jetë tashmë edhe në Bulevardin ‘Nicolae Iorga’ të qytetit Craiova të Rumanisë.

Një grup deputetësh, me iniciativë të ligjvënësit të PS Fate Velaj, ishin dje të pranishëm në ceremoninë e përurimit të bustit të heroit.

Në fjalën e tij të rastit, deputeti Fate Velaj falenderoi autoritetet rumune për bashkëpunimin për realizimin e kësaj inisiative dhe nënvizoi se Skënderbeu ishte mbrojtësi më i mirë i vlerave të qytetërimit europian.

- reklamë -
Ad imageAd image

Po ashtu ai u bëri thirrje autoriteteve rumune që të njohin Pavarësinë e Kosovës.

auto Screenshot 281540723082

Me nismën e deputetit Velaj, u realizua binjakëzimi i bashkisë dhe i Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës me atë të Craiovas.

Në këto veprimtari të përbashkëta shqiptaro-rumune morën pjesë edhe deputetë të Kuvendit si edhe autoritete drejtuese të qarkut, bashkisë dhe universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull