Ad imageAd image

Ç’ është socializmi, sipas shkrimtarit të madh De Amicis

1 min lexim

Mesazhi nacionalist i dukshëm në veprat e Edmondo De Amicis së shpejti ishte ndërthurur me një përkushtim ndaj socializmit (një prirje e dukshme brenda veprës “Zemra”. Më 1896, ai u fut në Partinë Socialiste Italiane. Por , pavarësisht faktit se ishte një socialist në bindje, ai e urrente atë si ideologji. Më së miri ai e shpjegon në këtë citim të shkurtër që po e postojmë.

“Socializmi? Ta them unë se ç’ është socializmi! Është sëmundja e mendjeve të çrregulluara e të pa kuptuara, është maska e ambicieve të sëmura…në rastin tuaj, ndërsa në rastin e të tjerëve a e di se ç’ është?

Është tmerri nga puna, është dalldia prej zilisë, është urrejtja ndaj çdo superioriteti, është tërbimi i të gëzuarit në kurriz të të tjerëve, është shpërthimi i të gjitha pasioneve më të ulta dhe i të gjitha instinkteve më mjerane, që synojnë të zhdukin përgjegjësinë personale, të fshijnë çdo detyre, të nderojnë vesin dhe të justifikojnë krimin.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ja ç ‘është socializmi!

Dhe tani mbarova”.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull