Ad imageAd image

Çështja “Dvorani”, Vasili: Rama të largojë duart nga drejtësia

2 min lexim

LSI ka reaguar ndaj çështjes së kryetarit të Këshillit të Emërimëve në Drejtesi Ardian Dovrani.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka shkruar një një status në Facebok ku paralajmëron kryeministrin Rama që të mos fusë duat në drejtësi pasi populli nuk do ta falë dhe fundi i tij do të jetë më i pashpresë se i Dovranit.

“Edi Rama te largoje duart nga drejtesia dhe te mos vazhdoje te provokoje më me Ramaformen e tij sepse populli nuk do ta fale ne asnje menyre dhe fundi i tij do te jete me i pashprese se i Dvoranit te tij”- shkruan Vasili.

- reklamë -
Ad imageAd image

Gjithashtu ai i bën thirrje edhe prokurorisë që të ketë kujdes dhe të mos vazhdojë t’i kundërvihet hapur popullit.

“Prokuroria të ketë kujdes, të zbatojë ligjin ndaj Dvoranit dhe të mos vazhdojë t’i kundërvihet hapur popullit” –thotë Vasili.

Vasili rikujton se për të ardhur Ardian Dovrani në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi u desh që KED dhe ngritja e Gjykatës Kushtetuese të bllokohen për dy vite.

“Qe ti të vije në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me detyrën që Rilindja të dha për të kthyer Gjykatën Kushtetuese në gjykatë partie, u bllokua KED dhe ngritja e Gjykates Kushtetuese për më shumë se dy vite. Ky eshte faj qe nuk i shpeton dot”- shkruan Vasili.

Ndani këtë artikull