Ad imageAd image

Çmimet e zarzavateve/ Ironizon deputeti i LSI: Të na rrojë projekti 100 fshatrat!

1 min lexim

Deputeti i LSI-se, Përparim Spahiu ka reaguar ashpër pas të dhënev te fundit per rritjen e ndjeshme te cmimit te zarzavateve gjate janarit. Me nje shenim ne faqen e tij ne FB, ai ironizon “Të na rrojë projekti 100 fshatrat!”.

Sipas tij, “Ashtu si në çdo sektor, dhe sa i takon fshatit, Qeveria ndjek te njëjtën strategji, Propagandën. Projekton dhe shpenzon para pa fund për projekte që nuk ndihmojne aspak prodhimin në vend, sidomos atë bujqesor, i cili konkurrohet keqas nga importet”.

Postimi i Spahiut

- reklamë -
Ad imageAd image

Të na rrojë projekti 100 fshatrat!

Ashtu si në çdo sektor, dhe sa i takon fshatit, Qeveria ndjek te njëjtën strategji, Propagandën.

Projekton dhe shpenzon para pa fund për projekte që nuk ndihmojne aspak prodhimin në vend, sidomos atë bujqesor, i cili konkurrohet keqas nga importet.

Asnjë politikë subvencionuese, orientuese apo mbrojtëse për bujkun shqiptar, ashtu siç nuk ka asnjë politikë mbrojtëse për çdo lloj industrie prodhuese tjeter në vend.

E gjitha politikë e lidhur me bizneset apo oligarkinë e importeve, që çon në më pak prodhim në vënd, e për pasojë, kosto më të larta për komsumatorin shqiptar.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull