Ad imageAd image

Covid “pushton” shkollat/ Infektohen mësues dhe nxënës. Ja si paraqitet situata

1 min lexim

Duket se pandemia e Covid ka ‘pushtuar’ institucionet arsimore. Burime për “Panorama” bëjnë të ditur se në Elbasan 4 mësues në shkollën “Onufri” rezultojnë pozitiv, ndërsa 4 të tjerë janë futur në karantinë dhe po presin përgjigjet e tamponit.
Po ashtu mësohet se pozitiv me Covid janë edhe 15 nxënës në shkolla të ndryshme të qytetit të Elbasanit.

Në Elbasan prej 72 orësh nuk ka dalë asnjë rezultat tamponi.

Në Peqin dhe Cërrik prej një jave nuk ka tamponë për të kryer tek personat qe janë me simptomat ec 19

- reklamë -
Ad imageAd image

Sipas burimeve zyrtare nga Cërrik dhe Peqini personave te dyshuar me Covid u jepet mjekim dhe përcillen ne banesat e tyre dhe u rekomandohet karantinimi.

Deri tani në Elbasan jane konfrimuar 457 raste me Covid. Ndëresa në gjithë Shqipbrinë nga fillimi i pandemisë janë infekuar 22.300 persona.

 

Ndani këtë artikull