Ad imageAd image

Deklarata e gazetarit: Rama i ka dhënë autorit të vrasjes tenderin e “Rilindjes Urbane”

1 min lexim

Gazetari Poli Hoxha shprehet se grupet mafioze, biznesmenët dhe politikanët janë të ndërthurrur në Shqipëri, veçanërisht në ngjarjen e fundit, atë të përplasjes me arëm në një lokal në ish-Bllok.

Gazetari Hoxha tha në emisionin “Repolitix” në Report Tv se Ervin Mata, biznesmeni i shpallur në kërkim, i dashuri i këngëtares Elvana Gjata është sponsorizues i “Rilindjes Urbane”, projekti i qeverisë së Edi Ramës për të rikonstruktuar qendrat e qyetetve.

Sipas Poli Hoxhës, biznesmeni Mata e ka bërë këtë gjë duke hedhur miliona përmes një fondacioni shqiptaro-amerikan.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Rilidnjen Urbane e ka bërë fondacioni shqiptaro amerikan i Ervin Matës. Rilindjen Urbane, milionat që janë hedhur, pazarin e Korçës… Ti pyet kishte apo s’kishte deputetë në lokal…”, tha ndër të tjera gazetari.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull