Ad imageAd image

Detaje të reja, si u ekzekutua nga ‘killer’ me pagesë shqiptari në Greqi

2 min lexim

Detaje të reja bëhen me dije nga mediat greke, lidhur me ekzekutimin e një 36-vjeçari shqiptar në Athinë rreth mesnatës.

Sipas raportimeve të fundit, dyshimet janë se është zbatuar një “kontratë vdekje”, pra shqiptari është ekzekutuar nga vrasës me pagesë.

Shqiptari i vrarë me plumb në kokë në Athinë, pistat që po hetohen. Gruaja shtatzënë pëson shok sapo e merr vesh

- reklamë -
Ad imageAd image

Ekzekutohet me plumb në kokë një shqiptar në Athinë. Lajmi behet i ditur nga mediat greke, te cilat raportojnë se viktima është 36 vjeç.

Ende nuk është bere me dije identiteti i tij, teksa detaji i vetëm qe thuhet deri me tani është se trupi i tij i pajetë u gjet në kryqëzimin e rrugëve Makris dhe Parnithos në lagjen Kypseli.

Policia ka nisur një hetim për ngjarjen e rende qe ka ndodhur ne qendër te qytetit.

Mësohet se ai u gjet gjysme ore pas mesnate ne rruge i pajete. Hetimet paraprake thonë se motivi i krimit ka lidhje me larje hesapesh. Por po hetohet ne disa pista.

Mediat greke shkruajnë se ai u ekzekutua poshtë pallatit, pasi kishte parkuar motorin. Shqiptarin e prisnin në shtëpi gruaja shtatzënë dhe fëmija i tyre i mitur.

Mësohet se pasi ka marre vesh lajmin, gruaja e tij ka pësuar shok.

Hetuesit janë duke mbledhur prova dhe morën dëshminë e vëllait dhe familjarëve të viktimës.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull