Ad imageAd image

Detajet/ I pandehuri godet Prokurorin menjëherë pas paraqitjes së aktakuzës

1 min lexim

Atnor Skorro, me detyrë Prokuror i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prizren, është sulmuar fizikisht gjatë mesditës së sotme nnga një i pandehur i identifikuar me inicialet B.R, fill pasi prokurori në fjalë kishte paraqitur aktakuzën ndaj agresorit të tij.  

Sulmi u krye pranë Prokurorisë Themelore në Prizren, rreth orës 13.00.

Mësohet se B. R i ka dalë përpara Prokurorit dhe e ka goditur në kokë.

- reklamë -
Ad imageAd image
 

Lidhur mbi këtë çështje ka reaguar edhe Zyra e Prokurorit të Shtetit ku mësohet se pas kryerjes së këtij akti, i dyshuari është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, dhe për momentin ndodhet në arrati.

Aktualisht, prokurori Atnor Skoro është duke marrë trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka reaguar fuqishëm ndaj këtij akti të kundërligjshëm dhe qëndron pranë prokurorit Skoro dhe çdo prokurori tjetër duke i mbështetur ata në ushtrimin e detyrave të përditshme në përmbushjen e misionit të tyre kushtetues dhe ligjor. 

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull