Ad imageAd image

Dhunoi dhe mori peng pronarin e karburantit, biznesmeni i naftës Frident Kuqi nën hetim nga prokuroria

1 min lexim

Biznesmeni i naftës Frident Kuqi po hetohet nga Prokuroria e Tiranës për akuzat “Heqje të paligjshme të lirisë” dhe “keqtrajtim personi”.

 Nga të dhënat paraprake mësohet se Kuqi, pronar i kompanisë së naftës ‘Elda” është përfshirë në një ngjarje kriminale, pasi akuzohet se ka dhunuar dhe më pas ka marrë peng pronarin e një karburanti në qytetin e Përmetit. “BalkanWeb” mëson se bëhet fjalë për shtetasin Gëzim Ibrahimi, 60 vjeç.

Po ashtu bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur konkretisht në datën 3 tetor, pranë komisariatit nr.1 në kryeqytet.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull