Ad imageAd image

Dibër/ Dy burra konfliktohen në lokalin e fshatit, plagoset rëndë më thikë njëri prej tyre

1 min lexim

Një 40 vjeçar nga Dibra ka mbetur i plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm si pasojë e një konflikti  për motive të dobëta.

Policia ka konstatuar se  në lokalin e shtetasit  B.C,  në fshatin Sohodoll janë konfliktuar me njëri- tjetrin shtetasit B.C,  49 vjeç, dhe B.B,  40 vjeç, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë me mjete të ftohta (thikë), shtetasi B.C, i cili po transportohet me helikopter për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore nga grupi hetimor dyshohet se  konflikti ka nisur për motive të dobëta ( grindje e çastit)  ndërmjet dy shtetasve.

- reklamë -
Ad imageAd image

Pas ngjarjes autori dyshuar është larguar, por falë reagimit në kohë të  Strukturave të  DVP Dibër,  është bërë e mundur gjetja, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i të dyshuarit B.B, i cili rezulton i dëmtuar lehtë gjatë konfliktit.

Vijon puna për kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes së  sipërpërmendur.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull