Ad imageAd image

Diell dhe vranësira, ja temperaturat për sot

2 min lexim

Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga vlera normale të presionit të atmosferik dhe po kushtëzon në vendin tonë dhe Kosovë mot të stabilizuar.

E Shtunë 17 Gusht 2019

E Shtunë dt 17 Gusht 2019 moti do të jetë me kthjellime dhe prani të pakta të vranësirave në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 4 ballë me lartësi vale 1,0–1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten kostante.

- reklamë -
Ad imageAd image

Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 13/27°C
Zonat e ulëta 15/34°C

Zonat bregdetare 19/33°C

E Shtunë 17 Gusht 2019

Kosova për ditën e Shtunë dt 17 Gusht 2019 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 12°C në mëngjes deri në 28°C gradë Celcius në mesditë.
E Diel 18 Gusht 2019

E Diel dt 18 Gusht 2019 moti do të jetë me diell dhe kalime të pakta të vranësirave në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 6-8 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 3 ballë me lartësi vale 0,5–1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 14/30°C
Zonat e ulëta 18/35°C

Zonat bregdetare 21/34°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Ndani këtë artikull