Ad imageAd image

Disa fshatra në Lezhë pa energji për shkak të stuhisë

0 min lexim

Pas përmbytjeve të mbrëmjes së të mërkurës, 6 nëntor 2019, situata në Lezhë mëngjesin e sotëm duket më e  qetë.

Uji është tërhequr nga zonat ku kishte përmbytje mbrëmë, si në Lezhë ashtu dhe në Shëngjin.

Raportohet se ka pasur reshje me intensitet mesatar gjatë gjithë natës.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërkohë probleme ka me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra për shkak të dëmtimit të linjave elektrike nga stuhia.

Ndani këtë artikull