Ad imageAd image

Disa lëkundje tërmeti gjatë natës, më e forta me magnitudë 4, ku ishte epiqendra

1 min lexim

Disa lëkundje tërmeti janë ndjerë prej mbrëmjes së kaluar në Shqipëri. Pas mesnate sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit janë rreth 7 lëkundje, më e madhja me magnitudë 4 të shkallës rihter në orën 2:18. E njëjta lëkundje sipas EMSC ka qenë me magnitudë 4.5.

  • foto galeri
  • foto galeri

Të tjerat janë me një magnitudë më të ulët. Por lëkundje të shumta ka pasur edhe prej orëve të pasdites së djeshme deri në mesnatë, rreth 7 të tjera, më e madhja me magnitudë 3.4. Epiqendra e tërmetit më të fortë ka qenë rreth 22 km nga Tirana, pranë Gjirit të Lalëzit me një thellësi, 46 km.

Termetet
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull