Ad imageAd image

Diskutohej shembja e Teatrit, tërmeti çanë muret e Komisionit të Ekonomisë (FOTO)

1 min lexim

Një tërmet i fuqishëm ka goditur rreth 30 minuta më parë të gjithë Shqipërinë, ku mësohet se epiqendra ka qenë Gjiri i Lalëzit në Durrës.

Ndërkohë në panik kanë qenë qytetarët në mbarë vendin, teksa kanë dalë rrugëve. Dëmet e para mësohet se janë shkaktuar pikërisht në godinën e Kuvendit, ku muret në komisionin e ekonomisë kanë pësuar çarje.

Ka qenë gazetarja Ola Mitre ajo që ka postuar disa foto nga Komisioni i Ekonomisë, teksa shkruan:

- reklamë -
Ad imageAd image

Ta shembim edhe godinen e Kuvendit se nuk i perballon dot termetet. U krisen muret te Komisioni i Ekonomise.  P.S deputetet braktisen sallen.

Ndërkohë në Tiranë raportohet që të jetë regjistruar vetëm një rast dëmi, ku një pllakë mermeri ka rënë sipër një makine, e cila ka qenë e parkuar, po fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.

Ndani këtë artikull