Ad imageAd image

Dita e të Drejtave të Fëmijëve, Meta: Mbrojtja dhe përkujdesi për shëndetin e tyre është misioni ynë

1 min lexim

Presidenti i Republikës Ilir Meta, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve.

“Krenar që sot, në këtë ditë të rëndësishme, “Aleanca për Dhurimin e Gjakut” organizon një seancë dhurimi gjaku, për fëmijët talasemikë dhe jo vetëm, duke përcjellë mesazhin se mbrojtja e jetës dhe përkujdesi për shëndetin e tyre duhet të jetë misioni ynë i përhershëm” shkruan Meta.

Ja postimi i plotë kreut të shtetit:

- reklamë -
Ad imageAd image

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve, na frymëzon të bashkojmë përpjekjet për mbrojtjen e shëndetit, mirëqenien, arsimimin e respektimin e të drejtave të fëmijëve, si dhe për të parandaluar çdo formë dhune, abuzimi e shfrytëzimi të tyre.

Krenar që sot, në këtë ditë të rëndësishme, “Aleanca për Dhurimin e Gjakut” organizon një seancë dhurimi gjaku, për fëmijët talasemikë dhe jo vetëm, duke përcjellë mesazhin se mbrojtja e jetës dhe përkujdesi për shëndetin e tyre duhet të jetë misioni ynë i përhershëm.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull