Ad imageAd image

Dita Kombëtare e Greqisë, Meta mesazh të fortë për dy vendet

1 min lexim

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në festimet lidhur me ditën e Pavarëiisë sëGreqisë. Ai ka ndarë një foto në profilin e faceboojk dhe e shoqëron me këtë shkrim:

‘I lumtur të merrja pjesë sot në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Greqisë. Në këtë ditë feste e gëzimi të fqinjëve tanë uroj që edhe bashkëpunimi e partneriteti ynë të udhëhiqen nga trashëgimia më pozitive dhe e ardhmja e përbashkët e dy popujve tanë në një rajon më të begatë të Europës së Bashkuar’, ka shkruar Meta, ndërsa ka postuar fot krah Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos.

Më tej, presidenti e ka vënë theksin të marrëdheniet mes dy vendeve, duke u shprehur se shqiptarët dhe grekët meritojnë të jetojnë gjithmonë në bashkëpunim, harmoni e begati.

- reklamë -
Ad imageAd image

‘Minoriteti grek dhe komuniteti shqiptar në Greqi, ura shumë të forta lidhëse në marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale, por edhe mjaft premtuese mes dy popujve tanë.

Shqiptarët dhe grekët meritojnë të jetojnë gjithmonë në bashkëpunim, harmoni e begati. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-greke!’, ka përdunduar Presidenti Ilir Meta.

Ndani këtë artikull