Ad imageAd image

DOKUMENTI/ Rama vijon t’i japë tendera vëllezërve Habilaj

2 min lexim

Subjekti AMF ose ndryshe Artan, Moisi dhe Florian Habilaj rezulton të ketë fituar tenderin për karburant të Spitalit të Vlorës. Mbiemri i njohur që ka zënë faqet e para të kronikës së zezë këta muaj dhe që ka vënë në rrezik  edhe vetë pushtetin e kryeministrit Edi Rama, shfaqet edhe në dokumentet e shtetit si përfitues parash nga buxheti.

Një mesazh i ardhur nga qytetarë tek Nisma e ka përmbledhur më së miri situatën me thënien “Shteti ynë kur proteston të fut në burg, kur merresh me drogë – të jep tendera”.

Qytetari anonim e ka ilustruar denoncimin e tij edhe me këto dëshmi:  “Përshëndetje Nisma. Shikoni sesa thellë jane futur Habilajt brenda pushtetit te Rilindjes. Ky eshte tender i Spitalit te Vlores per karburant qe e ka fituar nje nga firmat e Habilajve me administrator Artan Habilaj.

- reklamë -
Ad imageAd image

Emri AMF eshte akronim i tre vellezerve Artan, Moisi dhe Florian. Dhe po ta shikosh kjo firme fillimisht ka qene per tregeti ushqimore, po meqe do merrte tenderin e vuri dhe tregeti hidrokarburesh tek aktiviteti. Prandaj mos shikoni vetem ne siperfaqe. Ketu familjet jane futur thelle deri ne damaret e shtetit. Shtetit tone qe kur proteston te fut ne burg,kur merresh me droge te jep tendera.”

22

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull