Ad imageAd image

Dr. Ansary nga Senatoriumi: Reanimacioni më i mirë, optimizmi dhe rregullat

1 min lexim
Dr. Alma Cani Ansary, shefja e Reanimacionit në Senatoriumin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë i ka bërë thirrje qytetarëve sot nëpërmjet faqes së saj në Fb:

“Jo panik! Qëndroni në shtëpitë tuaja! – shkruan dr. Ansary. – Respektoni jetën tuaj dhe të tjerëve. Reanimacioni më i mirë është optimizmi dhe respektimi i rregullave. Kjo furtunë do të kalojë akoma më shpejt falë unionit shtet e popull. Sot duhet të ngremë vetëm një flamur të përbashkët politik për të gjithë shqiptarët e të jemi bashkëpunëtorë për fitoren e jetës.”

Ndani këtë artikull