Ad imageAd image

Dubrovniku në “rrezik” – Turizmi masiv kërcënon qytetin e “Game of Thrones”

2 min lexim

Dubrovniku, i vlerësuar gjerësisht si xhevahir i Adriatikut për dekada, sot po shndërrohet në një ‘makth’ nga adhuruesit e serialit ‘Game of Thrones.’ Në kërkim të vendeve ku u zhvilluan xhirimet, me mijëra turistë bllokojnë çdo ditë hyrjet në qytetin me mure të lashta, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Dubrovniku është një shembull tipik i efekteve të turizmit masiv, një fenomen global në të cilin rritja e numrit të njerëzve që e vizitojnë nënkupton vende të jashtëzakonshme.

E ndërsa numri i turistëve vazhdon të rritet, autoritete lokale po kërkojnë mënyra për të mbajtur larg turmat nga ‘vrasja’ e sharmit të qytetit. Marc van Bloemene, banor i Dubrovnikut, thotë se ‘është sikur të jetosh në mes të Disneyland’, ndërsa sheh si ‘kërcënim’ prurjet masive të turistëve, të cilët sipas tij kanë krijuar një situatë kaotike.

- reklamë -
Ad imageAd image

Me sa duket ky problem po dëmton në një farë mënyrë reputacionin e Dubrovnikut. UNESCO paralajmëroi vitin e kaluar se titulli i trashëgimisë botërore të qytetit ishte në rrezik për shkak të rritjes së numrit të turistëve.

Vitin e kaluar, autoritetet vendore hartuan planin ‘Respektimi i qytetit’ që kufizonte numrin e turistëve nga anijet turistike në një maksimum prej 4 mijë në ditë, plan i cili me sa duket duhet të vijojë të zbatohet për të frenuar numrin e vizitorëve.

Sipas kreut të bordit turistik të qytetit, Romana Vllashiç, suksesi i ekipit kroat të futbollit në Kampionatin Botëror po ashtu solli prurje të reja të turistëve, krahas adhuruesve të ‘Games of Thrones’.

Ndërkohë, shtoi se mbi 800 mijë turistë e vizituan Dubrovnikun që nga fillimi i vitit, një rritje prej 6 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Ndani këtë artikull