Ad imageAd image

Durrës/ 25-vjeçari qëllon në drejtim të mjetit me pistoletë, tenton ta vrasë

1 min lexim

Gjatë mesnatës së mbrëmshme në lagjen 6 të Durrësit, ka pasur shkëmbim zjarri në drejtim të një mjeti tip BMW.

Mjeti është në pronësi të 28-vjeçarit S.N, banues në Durrës.

Burime për Fax News bëjnë të ditur se autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar 25-vjeçari E.B dhe punohet për kapjen e tij. Autori, banues në Durrës, dyshohet se në lagjen Nr. 6, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasin S.N. 28 vjeç, duke qëlluar në drejtim të automjetit tip BMW me drejtues shtetasin po S.N.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ende janë të paqarta motivet, ndërsa policia nuk e ka bërë të ditur ngjarjen. Dyshohet se konflikti ka lindur mes palëve, brenda ambienteve të një lloto-je, për motive të dobëta

Ndërsa 25-vjeçari e ka ndjekur 28-vjeçarin duke qëlluar me arme në drejtim të mjetit.

Ndani këtë artikull