Ad imageAd image

Durrës, shpëtohet një person që ishte zhdukur në det

1 min lexim

Një person humbi orientimin në det, pasi kishte dalë me pedalone prej mbrëmjes së të martës nga zona e plazhit në Durrës, e për pasojë ishte larguar 3 milje nga bregu.

Një raportim nga një anije vuri në lëvizje Kapitenerinë e Portit të Durrësit dhe Policinë Kufitare, që dërguan forca për shpëtimin e personit.

Lulzim Hajdaraj, 60 vjeç, u gjend në gjendje shoku dhe pavetëdijeje si pasojë e lodhjes. Ai u nxor nga deti në gjendje të mirë, ndërkohë që ndodhet në zyrën e Policisë Kufitare për sqarimin e rrethanave.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull