Ad imageAd image

Durrës, vidhet banesa e tre studentëve

2 min lexim

Dy persona kanë vjedhur nën kërcënimin e thikës banesën e tre studentëve në lagjen nr. 15, Durrës në Durrës.

Një prej autorëve, 22-vjeçari me iniciale S. A., është kapur nga policia gjatë ndjekjes, ndërsa tjetri ka mundur të largohet.

Por ky i fundit është identifikuar nga uniformat blu si shtetasi me iniciale S. A., banues në Vlorë dhe është shpallur në kërkim.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Njëri prej studentëve ka njoftuar Policinë dhe është vënë në ndjekje të autorit. Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, dhe ndihmës së banorëve të zonës është bërë e mundur kapja në flagrancë e njërit prej autorëve, konkretisht S. A., 22 vjeç, banues në Vlorë, me precedent penal në fushën e vjedhjes. Ndërsa autori i dytë u identifikuar si S. A., banues në Vlorë dhe vijon puna për kapjen e tij,”-informojnë unifromat blu.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në banesën ku jetonin me qira tre studentët.

Nën kërcënimin e një thike autorët u kanë marrë studentëve një shumë prej 800 eurosh.

Dy vlonjatët raportohet se kishin disa ditë që jetonin me qira në një nga hyrjet e pallatit ku jetonin edhe tre studentët

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 telefona, dy çanta dore dhe një sasi parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull