Ad imageAd image

E dhimbshme/ Shoferi i Xhafës do të fejohej së shpejti

2 min lexim

Familjarët, miqtë dhe kolegët 31-vjeçarit Shkëlzen Qordja, e përcollën për në banesën e fundit në varrezat e Tufinës, pasi familjarët vendosën të kishin një ceremoni jo publike.

Sakaq hetimet paraprake janë përqendruar në pistën e vetëvrasjes ndërsa asnjë nga të afërmit nuk ka dijeni për ndonjë problem që mund të ketë shqetësuar atë ditët e fundit deri në vendimin ekstrem.

Shoferi i Ministrit të Brendshëm banonte në katin e dytë të një ndërtese në zonën e Qytet Studentit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Familja Qordja ka pritur sot ngushëllimet ndërsa për pak kohë do të kishte gëzimin e radhës, pasi Shkëlzeni do të fejohej së shpejti.

Rezulton se viktima kishte vetëm një plagë në kokë të shkaktuar nga arma automatike MB5 që Garda e Republikës përdor vetëm në ambientet e brendshme pasi efektivët në terren lëvizin vetëm me pistoleta.

E disa orë para se të merrte këtë vendim, 31 vjeçari ka qenë duke festuar në një lokal deri në orët e para të mëngjesit ndërsa po shihen me imtësi tabulatet telefonike për të përcaktuar personat me të cilët ka komunikuar deri mëngjesin e së shtunës.

Qordja u gjet i vdekur në orën 09:33, brenda automjetit që e kishte parkuar në garazhin e Gardës, ndërsa nga mjekësia ligjore është përcaktuar se nuk ka ndërruar jetë menjëherë pas ngjarjes.

Ndani këtë artikull