Ad imageAd image

E fundit/ Makina përplaset me kamionçinën, plagoset 19-vjeçari

1 min lexim

Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur në një aksident automobilistik në aksin rrugor Fier-Levan. Mësohet se një mjet tip “Benz” është përplasur me një kamionçinë.

Për pasojë mjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe drejtuesi i saj mbeti i lënduar.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Fierit dhe sipas mjekëve, nuk paraqet rrezik për jetën. Shkak i aksidentit dyshohet humbja e kontrollit të mjetit nga lagështira në rrugë.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull