Ad imageAd image

E FUNDIT/ Nje automjet përplas motorin e policisë, plagoset efektivi

1 min lexim

Një punonjës i qarkullimit rrugor ka mbetur i plagosur në aksident pasditen e sotme.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen 7 pranë godinës së policisë në Durrës. Polici i përfshirë në aksident me një automjet, udhëtonte me motor.

Mësohet se ka qënë automjeti ai që ka dalë me shpejtësi nga një rrugicë, duke u përplasur me motorin e policit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Blutë e Durrësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit. Po ashtu mësohet se policit iu dha ndihma e parë shëndetësore dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull