Ad imageAd image

E fundit/ Shkarkohet Artan Broci, Gjykata e Lartë drejt fatit të Kushtetueses

2 min lexim

Shkarkohet gjyqtari Artam Broci, ky ka qenë vendimi i dhënë sot në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Broci ishte gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, e cila po shkon drejt kolapsit, njësoj si Gjykata Kushtetuese që nuk plotëson kuorumin për t’u mbledhur.

Pasuria e tij ka qenë një nga pikat më të diskutueshme, ku sipas KPK-së, ”Broci ka mospërputhje mes deklarimeve dhe informacionit mbi blerjen e tokës, të cilën më pas e ka shitur në 2010, nuk ka pasur të ardhura për ta blerë shtëpi në vitin 2006 në të cilën nuk ka deklaruar shtesën e bërë, ka mospërputhje mes lëvizjeve në llogari bankare dhe kontratës së shitjes, gjithashtu Broci nuk ka paguar tatimin për shitjen e këtij apartamenti”.

Ndërkohë që vetë gjyqtari është justifikuar duke thënë se pretendimet nuk ekzistojnë dhe se ai vetë ka qenë bashkëpunues, duke paraqitur 58 faqe material.

- reklamë -
Ad imageAd image

‘’Ju kam dhënë 58 faqe material. Janë 250 prova të reja. Sa i përket apartamenteve, kam ndërtuar në Don Bosko një shtesë anësore duke paraqitur edhe kontratën me subjektin e ndërtimit jo vetëm për vete plot edhe të fqinjit tim. Këto pretendime nuk qëndrojnë.

Një objekt e kam privatizuar që në 1995 përpara se të bëhesha gjyqtar. Nuk kam pasur detyrimin të ruaj dokumentet më shumë se 5 vjet sipas ligjit. Ndërsa për shtesat kam pasur të ardhurat e mia të ligjshme e të mjaftueshme për t’i ndërtuar.

Në 2011 kam blerë apartament në Don Bosko dhe bashkë me banorët e tjerë të pallatit ndërtuam të gjithë nga një shtesë nga i njëjti krah, shtesë e cila u legalizua në 2013”, u shpreh Broci në seancë.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull