Ad imageAd image

E premtja e shenjtë para Pashkëve/ Basha: T’i lutemi Zotit të na e lehtësojë këtë sprovë të madhe që po kalojmë

1 min lexim

Dy ditë para të dielës së Pashkëve, kryetari i Opozitës Lulzim Basha, përmes një mesazhi në rrjetet sociale, uron dhe lut Zotin që të dalim sa më të fortë nga kjo periudhë e vështirë e pandemisë.

Sipas Bashës, ë lutemi në këtë të premte që mëshira e Perëndisë të zbusë zemrat tona dhe të na udhëzojë e mbushë me dashuri e besim në rrugën e sprovës drejt normalitetit dhe lirisë.

 

“Dy ditë përpara të dielës së Pashkëve, në këtë të premte të veçantë të sakrificës dhe dhimbjes, le të bashkohemi në një lutje të përbashkët: t’i lutemi Zotit të na e lehtësojë këtë sprovë të madhe që po kalojmë si familje, si vend dhe si komb, dhe të na japë durim dhe fuqi për të dalë më të fortë prej saj. 

- reklamë -
Ad imageAd image
 

Sjelltë heshtja e kësaj të premte ndriçim dhe meditim për secilin prej nesh, për atë çfarë mund të bëjmë më mirë. Të lutemi në këtë të premte që mëshira e Perëndisë të zbusë zemrat tona dhe të na udhëzojë e mbushë me dashuri e besim në rrugën e sprovës drejt normalitetit dhe lirisë”, shkruan kryedemokrati në urimin e tij.

 

Image

Ndani këtë artikull