Ad imageAd image

E rëndë në Greqi/ 24-vjeçari shqiptar gjendet i varur në litar

1 min lexim

Një i ri shqiptar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në Greqi. Sipas mediave të vendit fqinj, ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Elassona të Larisas.

Sipas informacioneve, 24-vjeçari shqiptar ishte duke punuar në një kullotë në zonën Vodiana, por kur pronari shkoi në darkë gjeti bariun e vetëvarur.

Ai menjëherë njoftoi policinë, e cila nisi punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

- reklamë -
Ad imageAd image
 

Ende nuk dihet emri i shqiptarit.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull